DISKUTIM PUBLIK PROJEKT RREGULLORET E OFK-SE DHE KODI ETIK
04 Nëntor 2024DOKUMENT KONSULTIMI
- RREGULLORE PËR PROCEDURAT DHE KRITERET E ANËTARËSIMIT NË OFK
- KODI I ETIKËS DHE DEONTOLOGJISË FARMACEUTIKE
QËLLIMI I PROCESIT TË KONSULTIMIT
TRANSPARENCA DHE KONTRIBUTDHËNJA.
Në këtë fazë dokumenti shpaloset për konsultim publik me qëllim të marrjes së ideve, komenteve dhe rekomandimeve nga opinioni i gjërë, organizatat, ekspertët dhe individët e interesuar e që janë të ndikuar apo janë në relacione bashkëpunimi lidhur me kapacitetet në fushën e organizimit të Odës së Farmacistëve të Kosovës .
Pas përmbylljes së procesit të konsultimit publik, të gjitha kontributet e pranuara do të shqyrtohen e vlerësohen dhe mbi bazën e kritereve për këtë dokument do të integrohen në versionin përfundimtar i cili do të dërgohet për aprovim te kuvendi i OFK-së
Oda e Farmacistëve të Kosovës do të hartojë raportin e konsultimit duke i ngërthyer të gjitha komentet, propozimet e pranuara.
Në raport gjithashtu do të jepen informatat për secilin koment apo rekomandim që është marrë parasysh si dhe sqarime dhe arsyetime për secilin koment që nuk është marrë parasysh.
AFATI PËRFUNDIMTAR PËR DORËZIMIN E PËRGJIGJEVE
Afati përfundimtar i dorëzimit të kontributit me shkrim në kuadër të procesit të konsultimit për keto rregullore , është nga data 05/11/2024 deri më datën 20/11/2024 , në orën 16:00.
TË GJITHA KONTRIBUTET ME SHKRIM DUHET TË DORËZOHEN NË FORMË ELEKTRONIKE NË E-MAIL ADRESËN: info@ofk-rks.net dhe taulantb@gmail.com ME TITULL “PROJEKT AKTET JURIDIKE TE OFK”.
Ju lutemi që në kuadër të kontributit tuaj me shkrim, të specifikoni qartë së në çfarë cilësie jeni adresuar në këtë proces konsultimi (p.sh. Në cilësi të anëtarit të OFK-së, përfaqësuesit të organizatës, kompanisë, në cilësi individuale, etj.)
Bashkëngjitur me këtë dokument, do keni draftet e rregulloreve dhe kodit etik si ne faqen e pare te dokumentit
PËR MBAJTJEN E DËGJIMIT PUBLIK DO TË NJOFTOHEN ME KOHË