Dita Botërore e Farmacistit
26 Shtator 2019Dita Botërore e Farmacistit
OFK shënon ditën botërore të farmacistit në një aktivitet profesional ku u dhanë disa mesazhe:
Fillimisht nga Ministri Ismaili “Për angazhimin drejt rikthimit të profesionit te farmacistët përmes hapjes së një debati dhe punën konkrete për çështjet që kanë të bëjnë me hapjen e barnatores, numrin e barnatoreve në raport me numrin e banorëve, distancën në mes të barnatoreve, shërbimet që jepen në barnatore etj.
Ferdeze Muja Sadiku – farmaciste me përvojë shumëvjeçare me mesazh të qartë që “kolegët të mos konkurojnë njëri tjetrin me çmime por me profesionalizëm”
Farmacistja Diellëza Popaj – me mesazh “për përdorimin e sigurt të barnave nga pacientët dhe raportimin e efekteve anësore”.
Dr. Shaban Osmanaj: “Të kontribuojmë në marrjen sa më të sigurt të barnave”
dhe në fund një mesazh i përgjithshëm nga OFK “që të punojmë drejt shërbimeve të zgjeruara të farmacistit në barnatore duke u bazuar në praktikat më të mira europiane”.
Urime të gjithëve!