Ftesë për abstrakte – Konferenca “Farmacia e re 2020, çka presim nga kjo dinamike”
11 Shtator 2019Ftesë për abstrakte
Ftojmë autorët që të dorëzojnë abstraktet për kongres në formë elektronike në adresën oda_fk@yahoo.com më së largu deri më 1 Tetor 2019.
Çka duhet te përmbajë një abstrakt:
– Titullin
– Infomata pse është punimi i rëndësishëm dhe cili është konteksti
– Cilat janë objektivat dhe një hipoteze e shkurtër
– Metodologjia e punimit (shpjegoni metodat e punës)
– Rezultatet
– Konkluzion
– Fjalët kyçe
Rregulllat e strukturës
– Abstrakti mund të jetë në shqip apo në anglisht
– Preferohet që rezultatet të mos jenë të publikuara më herët
– Abstrakti nuk duhet të ketë më shumë se 1700 karaktere (përfshirë hapësirat) por duke përjashtuar titullin e punimit, emrin/at e autorëve dhe të dhënat tjera të përgjithshme të institucionit
– Të gjithë ko-autorët duhet të listohen
– Të gjithë ko-autorët duhet të kenë rishikuar abstraktin dhe pranuar përgjegjësinë e përmbajtjes.
– Në abstrakt nuk duhet të ketë fotografi, citime apo shënime tjera
– Emrat e barnave duhet të përdhkruhen sipas emrit të pambrojtur ndërkombëtar
– Nuk lejohen promocionet aktive të entiteteve komerciale