Ftesë për dorëshkrime për publikim në Revistën Farmaceutike
07 Prill 2023Në emër të Këshillit Redaktues të Revistës Farmaceutike ju ftojmë për aplikimin e dorëshkrimeve të punimeve për numrin e rradhës të Qershorit 2023.
Tema bosht të cilën e ka aprovuar Këshili Redaktues është: EDUKIMI FARMACEUTIK
Ku mund të ketë nëntema si:
- planprogramet e fakulteteve dhe sa ato i përgjigjen kërkesave nga tregu i punës
- Specializimet në sektorin farmceutik
- Roli i farmacistit sipas edukimit universitar në sektorin shëndetësor apo në tregun e punës
- Hulumtimet shkencore etj.
Afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimit është data: 15 Maj 2023.
- Për t’u pranuar, dorëshkrimet duhet të jenë në përputhje me standardet e dorëshkrimeve të revistës dhe udhëzimet për autorë.
- Artikujt duhet të dorëzohen në e-mailin e revistës: info@ofk-rks.net
- Të gjithë dorëshkrimet i nënshtrohen vlerësimit nëpërmjet ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse (peer review).
Korniza kohore
• 15 Maj 2023: Afati i fundit për dorëzim të dorëshkrimit
• 1 Qershor 2023: Rishikimet e punimeve nga këshilli redaktues dhe komunikimi me autorët.
• 10 Qershor 2023: Vendimi për aprovimin e punimeve
• 20 Qershor 2023: Redaktimi gjuhësor dhe përgatitja grafike
• 30 Qershor 2023: Publikimi
UDHËZIME TË PËRGJITHSHME PËR AUTORË
Revista Farmaceutike është revistë profesionale dhe shkencore që boton:
· Punime profesionale
· Tekste informative për çështje specifike me interes të përgjithshëm në sektorin shëndetësor përkatësisht të politikave të sektorit shëndetësor/farmaceutik
· Punime origjinale shkencore,
· Vështrime editoriale,
· Prezentime rasti,
· Kumtesa të shkurtra,
· Recenzione librash,
· Raporte nga tubime shkencore,
· Letra dhe editoriale nga sektori shëndetësor
· Risitë terapeutike në sektorin shëndetësor
· Publikime shkencore
Revista farmaceutike është revistë e cila është aprovuar me vendim të Kuvendit të Odës së Farmacisëtve të Kosovës, e cila ka për qëllim që të japë informacione për farmacistët, për aktualitetin, për çështje të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në punën e përditshme të farmacistëve dhe në përgjithësi për sektorin shëndetësor.
Revista Farmaceutike publikohet 2 herë në vit. (Suplementet shtesë mund të aprovohen me vendim nga këshilli redaktues).
Autorët është shumë e rëndësishme që të lexojnë me kujdes rregullat e publikimit sipas informatave të dhëna “instruksionet për autorët”.
Gjuha e botimeve është në Gjuhë Shqipe dhe/ose Angleze (këshilli redaktues mund të vendosë nëse botimet do të jenë edhe në gjuhë tjera). Ju lutemi përdoreni madhësinë standarde të punimit në Word me font- Times New Roman dhe madhësi të fontit 12.
Numri i faqeve (përfshirë tabelat dhe/ose figurat/ ilustrimet) varet nga lloji i artikullit:
· Punim origjinal hulumtues – deri ne 5000 fjale dhe jo më shumë se 6 tabela dhe/ose grafikone/fotografi;
· Punim profesional, risitë terapeutike – deri ne 3000 fjale dhe jo më shumë se 4 tabela dhe/ose figura/imazhe;
· Prezantim rasti apo kumtesë e shkurtër – deri 2500 fjale dhe maksimum 3 tabela dhe/ose figura/imazhe.
· Përshkrim libri – deri 1000 fjale (përfshirë analiza dhe përshkrime për softverë mjekësore, kumtesa të ndryshme, raporte nga konferencat, kapituj libri etj)
· Tekste informative, letër redaksisë – deri 2000 fjale
· Autorët e artikujve duhet ta paraqesin materialin në formë elektronike në adresën zyrtare në redaksinë e revistës: info@ofk-rks.net.
· Redaksia e revistës pranon vetëm artikuj të pabotuar dhe nuk do të pranohen përkthime të revistave apo literaturës tjetër profesionale përveç analizave të punimeve.
· Artikujt profesionalë duhet të përmbajnë:
o Titulli i punimit (në shqip)
o Titulli i përkthyer (përkthimi i titullit në një gjuhë të huaj, nëse është e nevojshme)
o Emri dhe mbiemri i autorit/autorëve, titujt e tyre, si dhe institucionin
o Adresa elektronike e autorit korespondent
o Hyrja e punimit
o Boshti i punimit – tema profesionale
o Përfundim
o Burimet e informimit, bibliografia – literatura (sipas sistemit Vancouver)
· Gjatësia e tekstit për artikujt profesionalë duhet të vlerësohet nga bordi editorial. Redaksia ka të drejtë të shkurtojë tekstet nëse është e nevojshme edhe në marrëveshje me autorin.
· Të gjitha tekstet do të korrigjohen dhe lekturohen.
· Fotografitë e paraqitura duhet të jenë me rezolucion të lartë, përzgjedhja e fotove për botim përcaktohet nga bordi editorial në bashkëpunim me dizajnuesin e revistës.
UDHËZIME PËR AUTORËT – ARTIKUJT SHKENCORË
Autorët gjatë aplikimit duhet të përmbushin formen e kerkuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Redaktorëve të Revistave Mjekësore (ICMJE) për kriteret e autorësisë, respektivisht “Kërkesave uniforme për Dorëshkrimet e Pranuara në Revistat Biomjekësore”, cilën mund ta gjeni në www.icmje.org.