
HAPET PERIUDHA E APLIKIMIT PËR VËZHGUES TË ZGJEDHJEVE
23 Maj 2022Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Odës së Farmacistëve të Kosovës njofton të gjithë kandidatët e certifikuar për anëtarë të Kuvendit dhe palët e interesuara se është hapur periudha për aplikim për vëzhgues të zgjedhjeve me datën 27 Maj 2022.
- Periudha kohore për propozimin e vëzhguesve nga kandidatët për anëtarë të Kuvendit të OFK-së dhe palët tjera me interes zgjatë nga datat 23/05/2022 deri me 25/05/2022 në ora 12:00
- Kandidati për anëtarë të Kuvendit mund të propozojë vetëm një vëzhgues për njësinë zgjedhore ku është certifikuar.
- Propozimi mund të paraqitet nëpërmjet formularit përkatës për vëzhgues përmes email adresës info@ofk-rks.net.
- Vëzhguesit gëzojnë të drejtat dhe detyrimet e përcaktuar me nenet 30 dhe 31 të Rregullorës për organizimin e zgjedhjeve, proceduren e kandidimit, mënyrën e zgjedhjes dhe revokimin e anëtarëve të organeve të Odës së Farmacistëve të Kosovës nr. 101-1 të datës 23/04/2022.
- Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ, mund të monitorojnë procesin zgjedhorë.
Shkarko aplikacionin per vezhgues duke klikuar KETU
