Këshilli Drejtues i OFK shqyrton propozimet e Ligjit për Veprimtarinë Farmaceutike
04 Shtator 2021Në takimin e mbajtur sot më 4 shtator 2021, Këshilli Drejtues i OFK pas diskutimeve nga mbledhjet dhe takimet e kaluara po i shqyrton propozimet për kapitullin e Ligjit për Farmaci i cili definon veprimtarinë farmaceutike në Republikën e Kosovës e që është kërkesë e kahmotshme e farmacistëve.
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur në agjendën legjislative për vitin 2021 plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale me ç’rast edhe ka formuar grupin punues i kryesuar nga kolegët nga AKPPM dhe MSH dhe i cili ka mbajtur takime të vazhdueshme gjatë dy muajve të kaluar dhe që së fundmi është marrë vendimi që këtij ligji ti shtohet edhe pjesa e përgjithshme e ligjit për farmaci.
Këshilli Drejtues i OFK mirëpret propozimet nga kolegët dhe do të vazhdojë angazhimin maksimal për definimin sa më adekuat të sektorit të farmacisë me propozime konkrete të bazuara në praktikat më të mira të shteteve europiane të cilat kanë synim mbrojtjen e shëndetit publik të popullatës përmes ofrimit të shërbimeve profesionale farmaceutike në vend.