\ Hapet periudha e regjistrimit për pjesëmarrje në konferencën me pjesëmarrje ndërkombëtare “Përdorimi Racional i Barnave”. – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Hapet periudha e regjistrimit për pjesëmarrje në konferencën me pjesëmarrje ndërkombëtare “Përdorimi Racional i Barnave”.

08 Maj 2025

Afati i hapur për regjistrim deri me datën 18 Maj 2025.

Programi i konferencës publikohet në javën e ardhëshme.

Aktiviteti është akredituar me 15 pikë për pjesëmarrësit pasiv

Anëtarët e OFK-së regjistrohen për pjesëmarrje përmes platformës elektronike online.ofk-rks.net/login, ku në opsionin kërkesat shtypet Kërkesë për regjistrim të pjesëmarrjes në konferencën “Përdorimi Racional i Barnave” (për më shumë shih foton). 𝐏.𝐒 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐚𝐧ë𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐎𝐅𝐊-𝐬ë 𝐛ë𝐡𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐥𝐚𝐭𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞, 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦 𝐧ë 𝐥𝐢𝐧𝐤𝐮𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤ë𝐭 𝐞 𝐟𝐚𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐬ë 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐢 𝐯𝐥𝐞𝐟𝐬𝐡ë𝐦

Teknikët e farmacisë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë jo anëtar të OFK-së regjistrohen përmes linkut https://konferenca.ofk-rks.net

Dëshmitë mbi realizimin e pagesës për pjesëmarrje pas regjistrimit dorëzohen në email adresat të cilat figurojnë në faturat të cilat i pranoni në mënyrë automatike në email. Ju lutem në përshkrim të pagesës të theksohet emri dhe mbiemri për kënd është realizuar pagesa apo numri personal.

Për çdo paqartësi mund të na shkruani në viber 048572222, të na telefononi në 038799762 apo të na shkruani në email adresen info@ofk-rks.net

𝐒𝐩𝐨𝐧𝐳𝐨𝐫 𝐢 𝐚𝐫𝐭ë KOMOT Pharm dhe Roche

Mbështetës i aktivitetit BPB