Njoftimi i Komunës së Prishtinës në ndërlidhje me kërkesen e OFK-së për anulimin e vendimit të vitit 2013 për ngarkesat vjetore për ushtrimin e veprimtarisë afariste për barnatore ne Prishtine
11 Dhjetor 2020Komuna e Prishtinës ka njoftuar OFK-në se realizimi i kërkesës së OFK për anulim e vendimit të vitit 2013 për ngarkesat vjetore për ushtrimin e veprimtarisë afariste për barnatore në Prishtinë aktualisht është i pamundur për shkak të procedurave të konsultimeve publike dhe procedurave tjera të Kuvendit Komunal të Prishtinë duke theksuar se në të ardhmën të gjitha tarifat e veprimtarive ekonomike do të rishqyrtohen.
Komuna e Prishtinë ka njoftuar se deri në vendim tjetër ky vendim do të jetë në fuqi.