Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) do të mbajë Kuvendin e saj më 25 Prill
17 Prill 2026Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) mban Kuvendin e saj më 25 prill, duke filluar nga ora 16:30, në Hotel International Prishtina.
Rendi i propozuar i ditës:
- Miratimi i procesverbalit të Kuvendit të OFK-së, të mbajtur nga 19 deri më 21 shtator 2025;
- Shqyrtimi i raportit të punës për vitin 2025;
- Shqyrtimi i raportit financiar për vitin 2025;
- Shqyrtimi i raportit të auditorëve për vitet 2023 dhe 2024;
- Shpallja e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e IV të OFK-së;
- Zgjedhja e KQZ-së;
- Të ndryshme.
Të interesuarit për pjesëmarrje duhet të lajmërohen në administratën e OFK-së ne email info@ofk-rks.net apo ne telefonin 048572222


