\ OFK fton Kompanitë audituese dhe auditorët që të ofertojnë për të kryer shërbimet e Auditimit sipas IFRS  dhe Standardeve ndërkombëtare të auditimit për vitin fiskal 2023 dhe 2024. – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

OFK fton Kompanitë audituese dhe auditorët që të ofertojnë për të kryer shërbimet e Auditimit sipas IFRS  dhe Standardeve ndërkombëtare të auditimit për vitin fiskal 2023 dhe 2024.

21 Tetor 2025

OFK fton Kompanitë audituese dhe auditorët që të ofertojnë për të kryer shërbimet e Auditimit sipas IFRS  dhe Standardeve ndërkombëtare të auditimit për vitin fiskal 2023 dhe 2024.

Data e njoftimit:                                21.10.2025.

Data e dorëzimit te ofertave:           28.10.2025.

Data e përzgjedhjes:                         30.10.2025.

Data e përfundimit:                          20.11.2025.

Objekti i kontratës: Marrëveshje e shërbimit.

Autoriteti kontraktues: Oda e Farmacisteve te Kosovës (OFK)

HYRJE

Përshkrimi i programit

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) është themeluar si organizatë profesional me Ligj në vitin 2013. OFK e cila përfaqëson interesin e anëtarëve të saj, farmacistëve të Kosovës.

OFK ka tre burime kryesore të të hyrave: 

  • të hyrat nga anëtarësia 
  • të hyrat e edukimit nga programi  licencimit dhe rilicencimit..; 
  • të hyra nga donacionet (fonde të limituara). 

Siç është e paraparë me statut, OFK është e obliguar të raportoj në bazë të rregullt organeve të saja të larta siç është Këshilli dhe Kuvendi. 

Viti financiar i OFK është viti kalendarik 1 janar deri me 31 dhjetor.

Evidenca kontabël për vitin afarist 2023 dhe 2024 është mbajtur ne programin e kontabilitetit “Pro Data Finance” 

Auditimi për vitin/et paraprake është kryer.

QËLLIMI I KONTRATËS DHE REZULTATET E PRITURA 

2.1 Objektiva e përgjithshme 

Objektiva e përgjithshme është të prodhoj një raport të auditimit të pasqyrave financiare të Oda e Farmacistëve të Kosovës për vitin financiar që përfundon me 31 dhjetor 2023 dhe 31 Dhjetor 2024.

2.2 Objektiva specifike

Auditimi duhet të kryhet në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA)

2.3 Rezultatet e pritura

Një raport i plotë pritet në fund të angazhimit i cili do të përmbajë: 

Raportin e auditimit me opinion të auditorit të pavarur ,

Letrën e menaxhmentit që përbëhet nga rekomandimet për ndryshimet nëse është e nevojshme në praktikat dhe procedurat për të përmbushur mangësitë.

LOGJISTIKA DHE KOHA

Angazhimi për auditim siç kërkohet do të ndërmerret në zyrat e OFK në Prishtinë / Kosovë. Angazhimi për auditim planifikohet të filloj me 05 nëntor dhe do të përfundoj më 15 nëntor 2025.

KËRKESAT

Ftohen aplikues nga firmat e auditimit ose auditorët ligjor të cilët përmbushin kriteret në vijim.

  • Të jetë auditor ligjor dhe të mbajë certifikatë të vlefshme të praktikës të lëshuar nga KKRF.
  • Kanë përvojë domethënëse në auditim sipas Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (SNK)
  • Të ketë së paku tri (3) vite përvojë në auditimin e pasqyrave financiare të OJQ-ve 

RAPORTIMI

Auditori do të diskutoj me Zyren ekzekutive dhe me Këshillin e OFK gjetjet paraprake dhe propozimet në një takim para dorëzimit të raportit final. Në këtë takim auditori do të: 

  • Të prezantoj draft raportin e auditimit
  • Të prezantoj draft letrën e menaxhmentit
  • Nënvizoj problemet e ballafaquara 
  • Rekomandoj zgjidhjet e mundshme në letrën e menaxhmentit

Kryetari dhe Këshilli Drejtues i OFK do të komentojnë në mënyrë të shkruar draft raportin final brenda 2 ditësh pas pranimit të raportit. Auditori do të përfshijë komentet në raportin final brenda 2 ditësh pasi janë pranuar nga Kryetari.

Raporti final (duke përfshirë opinion e nënshkruar) në 3 kopje dhe një version elektronik përfshirë të gjitha konkludimet dhe rekomandimet do t’i dorëzohet OFK me se largu deri me datën 20.11.2025.

Raportet do të dorëzohen në gjuhën shqipe.

Kontrata përfundon me plotësimin-dorëzimin e të gjitha materialeve.

Ofertuesit e interesuar, së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë si në vijim:

– Certifikata e regjistrimit të biznesit;
– Certifikata e regjistrimit fiskal;
– Licenca/ certifikatë nga organet kompetente për kryerjen e punëve;
– Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme;
– CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin.

Oferta duhet të përmbajë:

– Planin gjeneral të auditimit;
– Afatin kohor të propozuar;
– Kërkesa për dokumentacionet që duhen të përgatiten paraprakisht nga ana e OJQ-së;
– Tarifat për auditorë;
– Shumën totale të auditimit.

Ofertat duhen të dërgohen ne email adresën : info@ofk-rks.net ose ne zarf ne selin e OFK-së rr. Qamil Bala, Bregu i Diellit II,  10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Ftesë për ofertim: 

Auditimi i Pasqyrave Financiare (burimi dhe përdorimi i mjeteve) për vitin 2023,2024.

Me respekt;

Per me shume KLIKO KETU