\ Pytesori per unifikimi e çmimit te barnave – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Pytesori per unifikimi e çmimit te barnave

17 Qershor 2020

Të nderuar kolegë,

Më 27 Maj të vitit 2019 është nënshkruar udhëzimi administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave si pritje shumëvjeçare e farmacistëve në funksion të rregulllimit të një prej problemeve të mëdha të sektorit farmaceutik.
Sipas dinamikës së paraparë në udhëzimin administrativ ishte themeluar komisioni për çmime, më tej vazhdoi procesi i deklarimit të çmimeve, evaluimit të aplikacioneve dhe në fund vendimi për çmimet preliminare.
Pas shqyrtimit të kërkesave nga palët për rishikim, komisioni për çmime publikoi për herë të dytë vendimet për çmimet e rishqyrtuara me ç’rast palët kishin të drejtën për të bërë ankesa në bordin për ankesa, proces ky që aktualisht është i bllokuar për shkak të disa paqartësive të paraqitura.
Gjatë tërë kësaj kohe Ministria e shëndetësisë dhe komisioni për çmime por edhe shumë kolegë në tërë sektorin janë përballuar me shumë propaganda, dezinformime apo keqinterpretime të normave të udhëzimit administrativ të cilat shpesh herë po bëhen në emër të farmacistëve.
Me këtë rast për të shmangur të gjitha dilemat por edhe për të marë rolin e vet OFK si përfaqësues ligjor i anëtarëve të vet përkatësisht farmacistëve, edhe pse e kemi të qartë këtë çështje por për të dokumentuar në institucionet përgjegjëse po e organizojmë këtë marrje pelqimi nga anetaret për deklarimin e saktë rreth dilemave të ngritura nga disa OJQ pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe OFK.
OFK obligohet që të përfaqësojë dhe mbrojë me çdo kusht interesin e përgjithshëm të farmacistëve dhe konsiderojmë që kjo është forma më e mirë për të marë obligimet që na përkasin si udhëheqësi e OFK.
Rezultatet e pranuara do të përpunohen dhe do të publikohen që të jenë në dispozicion të të gjitha palëve të interesuara për të parë qëndrimin e farmacisëtve rreth kësaj çështjeje.
Ju falenderojmë të gjithëve për plotësimin e këtij pyetësori për të na lehtësuar edhe neve si OFK përfaqësimin më të saktë në institucionet përgjegjëse.

Ploteso pytesorin duke klikuar KETU

Me respekt,
Këshilli Drejtues i OFK