Sherbimi Profesional i OFK-se, zyrtare per punen e organeve konkurs
16 Janar 2024Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/ L -212 të Punës të Republikës së Kosovës ,vendimit të Këshillit Drejtues të datës 24/07/2023 dhe nenit 5 të UA nr 7/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik , Oda e Farmacistëve shpall këtë :
Konkurs Publik
Nr references | 01/2024 |
Emri i Institucionit: | Oda e Farmacistëve të Kosovës |
Titulli i punës: | Zyrtare për punën e organeve të OFK-së |
Koeficienti i pagës: | Me marrëveshje |
Raporton te: | Sekretari i Përgjithshëm |
Lloji i kontratës: | Një vit me mundësi vazhdimi |
Numri i ekzekutuesve: | 1 (një) |
Vendi: | Prishtinë |
Detyrat kryesore:
- Kryen punët administrative për nevojat e punëve të Komisioneve të Përhershme të OFK-së dhe organeve tjera;
- Siguron materialet e nevojshme për mbarëvajtje të mbledhjeve të Komisioneve të Përhershme dhe organeve tjera;
- Mirëmbanë dosjet e Komisioneve të Përhershme;
- Ndihmon anëtarët e Komisioneve në kontaktet me organet të tjera të OFK-së si dhe palëve të treta
- Kryen edhe punë tjera nga fusha e përgjegjësisë dhe specifikimeve të përcaktuara me Kontratën e Punës.
- Ushtron edhe detyra tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi i drejtpërdretë
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara për vendin e punës :
- të këtë kryer Fakultetin Ekonomik;
- 1 vite përvojë pune profesionale;
- Njohja e punës me kompjuter në softuer të nevojshëm për kryerjen e punëve (përparësi kandidatët me dëshmi përkatëse)
- Gatishmëri dhe aftësi për të bashkëpunuar dhe për të mbajtur marrëdhënie të mira bashkëpunimi në harmoni ndërkolegiale
- Përvoja e punës është përparësi
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm.
Aplikacioni mund të shkarkohet në web faqen e OFK-së duke klikuar KETU , mund të merret edhe në zyret e OFK-së apo me kërkesë në email adresen info@ofk-rks.net
Dorëzimi i aplikacioneve: Zyra administrative e OFK-së rr.Qamil Bala, Hyrja 8, Dera nr 34
Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni në numër telefoni 048 572222, prej orës 09:00 – 14:30 ose email adresën info@ofk-rks.net
Konkursi mbetet i hapur 15 (pesembdhjetë )ditë kalendarike, nga dita e publikimit, që nga data: 16/01/2024 deri më 31/01/2024,që konsiderohet dita e fundit e mbylljes së konkursit.
Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin dhe dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës dhe aplikacioni.