\ Njoftim per anetaret te cilat nuk kane permbushur taksen per vitin 2018,2019 dhe 2020 – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Njoftim per anetaret te cilat nuk kane permbushur taksen per vitin 2018,2019 dhe 2020

13 Tetor 2020



Të nderuar anëtarë të OFK-së

Edhe përkundër njoftimeve tona për afatet e parapara për përmbushjen e detyrimeve ligjore për vazhdimin e anëtarësimit të datave (07/12/2018, 11/04/2019,  6/12/2019, 27/06/2020) nga ligji nr. 04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësor neni 40 (1. Anëtarët e Odës kanë obligim që në mënyrë të rregullt të paguajnë anëtarësinë, kompensimin për regjistrim, licencim dhe shërbime të tjera administrative në pajtim me ligjin dhe aktet tjera normative të Odës. 2. Në rast dështimi të përmbushjes së këtyre obligimeve organet e Odës marrin masa disiplinore ndaj anëtarëve të saj.) ne ende nuk kemi pranuar dëshmi mbi përmbushjen e këtyre obligimeve .

Ne shfrytëzojmë rastin t’ju njoftojmë edhe njëherë se afati i fundit për përmbushjen e këtyre obligimeve është zgjatur deri me 31/12/2020. Per me shume shih vendimin duke klikuar KETU

Po ashtu data 31/12/2020 eshte afati i fundit edhe per vitin 2020.

OFK sqaron se ne te gjitha rastet kur nje nga anetaret ka paguar taksen per vitin pasues pa paguar per vitin paraprak kjo takse eshte transferuar per vitin paraprak (p.sh te gjithe anetaret te cilet kane paguar per vitin 2019 e qe paraprakisht nuk kane paguar per 2018 kjo pagese eshte transferuar per vitin paraprak)

Pas tejkalimit të këtyre afateve, ne jemi të detyruar që në përputhje me nenin 25 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor nr.04/L-150 dhe nenin 13, paragrafi 4 të Statutit të OFK-së  të fillojmë procedurën disiplinore për shqiptimin e masës tërheqja e përkohshme ose e përhershme e licencës dhe/ose fshirja e profesionistit shëndetësor nga regjistri,

Shfrytëzojmë rastin t’ju informojmë se anëtarësimi në OFK është kusht thelbësor për ushtrimin e profesionit të farmacistit  sipas neninit 8 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor.

Prandaj, kërkojmë nga ana juaj që ti përmbaheni afatit dhe të përmbushni të gjitha detyrimet ligjore të juaja ndaj OFK-së. 

Ne kërkojmë falje paraprakisht për rastet të cilat mund të kenë pranuar këtë njoftim edhe pse mund të mos kenë pasur asnjë detyrim të pa përmbushur.

Njoftimet jane derguar duke u bazuar ne gjendjen deri me daten 08/10/2020

Për cfardo paqartësie ju lutem na shkruani në info@ofk-rks.net