Takimi i fundvitit me anëtarët e OFK-së të cilët janë në shërbim të qytetarëve për më shumë se 40 vite si Farmacistë
16 Dhjetor 2021Gjatë ditës kishim kënaqësinë që ti mirëpresim në takim mirënjohës disa nga anëtarët tanë, të cilët përkundër ballafaqimit me sfida të shumta gjatë karrieres, mbeten simbol e urdhërrëfyes për gjenerata e reja në ushtrimin e profesionit të Farmacistit.
Bashkarisht diskutuam për zhvillimin e farmacisë ndër vite në Kosovë, dhe problemet me të cilat po ballafaqohet sektori farmaceutik.
Me këtë rast, në emër të OFK-së në shenjë mirënjohje e falënderimi për gjithë shërbimin e karrieren e tyre mbi 40 vjeçare në këtë sektor, në mënyrë solemene ndamë Certifikatat “Anëtar nderi për kontribut jetësor në sektorin farmaceutik”, ku OFK të gjitha shërbimet do ti ofrojë pa taksa administrative për këta anëtarë.