Thirrje per paraqitje te abstrakteve simpoziumi ndërkombëtar ” Diabeti, sfidat në menaxhimin bashkëkohor”
10 Shkurt 2020THIRRJE PËR ABSTRAKTE
Oda e Farmacistëve të Kosovës më datë 14 Mars 2020 organizon simpoziumin me temë “Diabeti, sfidat në menaxhimin bashkëkohor”
Takimi mbahet në Hotel Venus .
Të interesuarit për prezantim duhet të dërgojnë abstraktet deri
më 17 Shkurt në adresë:
info@ofk-rks.net.
Çka duhet te përmbajë një abstrakt:
– Titullin
– Infomata pse është punimi i rëndësishëm dhe cili është konteksti
– Cilat janë objektivat dhe një hipoteze e shkurtër
– Metodologjia e punimit (shpjegoni metodat e punës)
– Rezultatet
– Konkluzion
– Fjalët kyçe
Rregulllat e strukturës
– Abstrakti mund të jetë në shqip apo në anglisht
– Preferohet që rezultatet të mos jenë të publikuara më herët
– Abstrakti nuk duhet të ketë më shumë se 1700 karaktere (përfshirë hapësirat)
por duke përjashtuar titullin e punimit, emrin/at e autorëve dhe të dhënat
tjera të përgjithshme të institucionit
– Të gjithë ko-autorët duhet të listohen
– Të gjithë ko-autorët duhet të kenë rishikuar abstraktin dhe pranuar
përgjegjësinë e përmbajtjes.
– Në abstrakt nuk duhet të ketë fotografi, citime apo shënime tjera
– Emrat e barnave duhet të përshkruhen sipas emrit të pambrojtur ndërkombëtar
Nuk lejohen promocionet aktive të entiteteve komerciale