Tryeza e rrumbullakët me temë “Ligji për paga dhe Papunësia në rradhët e profesionistëve shëndetësorë”
17 Qershor 2020Kryetari i OFK Arianit Jakupi me ftesë të Odës së Mjekëve të Kosovës mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Ligji për paga dhe Papunësia në rradhët e profesionistëve shëndetësorë“.
Qëllimi i organizimit të tryezës ishtë të mbledhë akterët kyç të sektorit shëndetësor për të diskutuar rreth shqetësimit për numrin e madh të profesionistëve shëndetësorë të papunë, ikja e tyre nga Kosova dhe nevojat e sistemit shëndetësor për profesionistë shëndetësorë sipas specializimeve por edhe çështja që ndërlidhet me Ligjin për paga në institucionet publike.
Me këtë rast nga kryetari i OFK për problemet që ndërlidhen me këtë temë theksoi ndër të tjera se është e domosdoshme të bëhet:
– Riorganizimi i profesionistëve shëndetësorë në të tri nivelet e sektorit shëndetësor e sidomos ata në nivel terciar nëpër klinika dhe dhënia e përgjegjësisë sipas llojit të specializimit.
– Gjithashtu theksimi i çështjes që të mos bëhet diskriminim në pagë për kolegët të cilët janë të punësuar në institucionet si MSH (përfshirë Inspektoratin), AKPPM, FSSH, etj.
U theksua që sa më parë të hapen konkurset për specializime ku edhe për profilet e farmacistëve edhe kjo është domosdoshmëri që të kihet parasysh roli dhe rëndësia e tyre për sistemin shëndetësor.
Konkluzionet e kësaj tryeze do të përmblidhen dhe do të dërgohen në organet kompetente për çka ne presim konkretizimin e këtyre pikave sa më parë.