\ Vendimet e Kuvendit per taksa dhe EVP – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Vendimet e Kuvendit per taksa dhe EVP

05 Tetor 2020

Kuvendi i Odës së Farmacistëve të Kosovës duke pasur parasysh situatën e krijuar ekonomike pas paraqitjes së COVID 19 dhe keqësimin e pozitës ekonomike të qytetarëve dhe anëtarëve tanë, përmes votimi qarkullues të datës 02/10/2020 ka vendosur që taksa administrative prej 5 Euro per muaj shtesë për mos përmbajtje të afateve të përmushjes së taksës administrative për anëtarësim, të mos zbatohet për vitin 2020.  Të gjithë anëtarëve të cilët kanë paguar këtë taksë, pagesa do ju njihet si parapagim për vitin 2021.

Po ashtu, Kuvendi ka vendosur per vazhdimin e zbatimit te vendimit per barazvleresimin e aktiviteteve te EVP-se te cilat mbahen online me aktivitetet te cilat kerkohet prezenca fizike e anetareve.

Për më shumë  kliko vendimin e Kuvendit