\ Thirrje per paraqitje te abstrakteve simpoziumi ndërkombëtar ” Diabeti, sfidat në menaxhimin bashkëkohor” – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Thirrje per paraqitje te abstrakteve simpoziumi ndërkombëtar ” Diabeti, sfidat në menaxhimin bashkëkohor”

10 Shkurt 2020

THIRRJE PËR ABSTRAKTE

Oda e Farmacistëve të Kosovës më datë 14 Mars 2020 organizon simpoziumin me temë “Diabeti, sfidat në menaxhimin bashkëkohor”

Takimi mbahet në Hotel Venus .

Të interesuarit për prezantim duhet të dërgojnë abstraktet deri më 17 Shkurt në adresë:
info@ofk-rks.net.

Çka duhet te përmbajë një abstrakt:
– Titullin
– Infomata pse është punimi i rëndësishëm dhe cili është konteksti
– Cilat janë objektivat dhe një hipoteze e shkurtër
– Metodologjia e punimit (shpjegoni metodat e punës)
– Rezultatet
– Konkluzion
– Fjalët kyçe

Rregulllat e strukturës
– Abstrakti mund të jetë në shqip apo në anglisht
– Preferohet që rezultatet të mos jenë të publikuara më herët
– Abstrakti nuk duhet të ketë më shumë se 1700 karaktere (përfshirë hapësirat) por duke përjashtuar titullin e punimit, emrin/at e autorëve dhe të dhënat tjera të përgjithshme të institucionit
– Të gjithë ko-autorët duhet të listohen
– Të gjithë ko-autorët duhet të kenë rishikuar abstraktin dhe pranuar përgjegjësinë e përmbajtjes.
– Në abstrakt nuk duhet të ketë fotografi, citime apo shënime tjera
– Emrat e barnave duhet të përshkruhen sipas emrit të pambrojtur ndërkombëtar
Nuk lejohen promocionet aktive të entiteteve komerciale