\ Kryetari i OFK Arianit Jakupi së bashku me kryetarët e Odës së Mjekëve Z.Pleurat Sejdiu dhe Odës së Stomatologëve Z.Blerim Kamberi takojnë Ministrin Zemaj – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Kryetari i OFK Arianit Jakupi së bashku me kryetarët e Odës së Mjekëve Z.Pleurat Sejdiu dhe Odës së Stomatologëve Z.Blerim Kamberi takojnë Ministrin Zemaj

25 Qershor 2020

Oda e Farmacistëve, Oda e Mjekëve dhe Oda e Stomatologëve ishin në takim me Ministrin e Shëndetësisë z. Armend Zemaj, me ç ‘rast u diskutua për gjendjen aktuale të pandemisë Covid 19 dhe punëtorët shëndetësor.

Konkretisht në këtë takim u bisedua rreth vazhdimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësor në luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid 19.

Kryetari i Odës së Farmacistëve njoftoi Ministrin për punën profesionale e cila zhvillohet në OFK në të gjitha komisionet e OFK por posaçërisht proceset e punës të cilat edhe gjatë kohës së pandemisë janë zhvilluar në funksion të një stabiliteti të sektorit farmaceutik gjatë këtyre muajve.

Temë e takimit ishte procesi i specializimeve për farmacistët, rregullimi i disa neneve në udhëzimin administrative dhe harmonizimi me Ligjin e OPSH dhe Ligjin për Shëndetësi, por edhe çështja e farmacistëve që aktualisht janë specialistë dhe që duhet patjetër të finalizohet status ii tyre Brenda institucioneve shëndetësore.

Gjithashtu u diskutua në mënyrë të veçantë për udhëzimin për çmime që aktualisht janë paraqitur disa paqartësi dhe është bërë një pezullim i përkohshëm i punës deri në sqarimin nga departamenti ligjor. Nga Ministri u kërkua që të ketë një vëmendje të posaçme në këtë udhëzim adminsitrativ pasi që është një nga proceset më të rëndësishme dhe me ndikim për tërë sektorin.