Mbahet Simpoziumi “Diabeti – sfidat në menaxhimin bashkëkohor”
19 Dhjetor 2020Simpoziumi “Diabeti – sfidat në menaxhimin bashkëkohor” ishte një nga eventet e mbajtura së fundmi dhe në funksion të edukimit të vazhdueshëm profesional të cilin OFK me shumë sukses e ka organizuar gjatë tërë vitit 2020 pavarësisht vështirësive të shumta të shfaqura gjatë vitit.
Pjesëmarrja e mbi 900 personave ishte edhe një sinjal se sa të domosdoshme janë aktivitetet e tilla për të cilat këshilli drejtues i OFK ka bërë propozimet në planin e punës me qëllim të organizimeve të ndryshme gjatë vitit 2021 për të cilat edhe preim aprovimin e tyre në kuvendin e rregullt që do të mbahet më 26 dhjetor.
Në webfaqen e OFK do të mund ti gjeni të gjitha ligjëratat të cilat mund ti shikoni në rast se keni pasur problem me internetin apo në rast se nuk keni arritur që ti ndiqni ditën kur është mbajtur simpoziumi.
Me këtë rast në emër të OFK falënderoj të gjithë ligjeruesit të cilët kanë marrë pjesë në këtë aktivitet dhe shpresoj se edhe në të ardhmen do të mund të jemi së bashku në aktivitete të tjera.
Gjithashtu në emër të OFK falënderj edhe sponzorët e aktivitetit kompanitë Merck dhe Varus, Novartis Pharma dhe CFO Pharma që kanë mundësuar mbajtjen e këtij aktiviteti.
Në fund gjithashtu falënderoj zv.kryetarët dhe personelin e OFK të cilët u përkujdesën që deri në fund të ngjarjes të jenë në krye të detyrës për tu siguruar në mbarëvajtjen e tërë procesit.
Arianit Jakupi
Kryetar i OFK