\ 25 Shtatori – Dita Botërore e Farmacistit – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

25 Shtatori – Dita Botërore e Farmacistit

25 Shtator 2021

Të nderuar kolegë,

Tashmë po shënojmë 25 Shtatorin, Ditën Botërore të Farmacistit në kohën kur mbarë bota është ende u sfiduar me përballjen me COVID -19. Koha e pandemisë në mbarë botën ka treguar edhe një herë rolin e madh që kanë farmacistët në shëndetësinë e një vendi e që edhe në Kosovë farmacistët dëshmuam veten si profesionistë shëndetësorë, duke qenë në ndihmë e gadishmëri të parreshtur të qytetarëve tanë me misionin e shenjtë në mbrojtjen e shëndetit publik.

Pavarësisht sfidave të shumta ligjore për profesionin e farmacistit te ne, kjo nuk ka zmbrapsur asnjë nga kolegët për të ofruar shërbimin shëndetësor, mirëpo gjithmonë me shpresën që sa më parë të shihen edhe ndryshimet ligjore të shumëkërkuara.

Pikërisht në këtë fazë një pjesë e madhe e legjislacionit veçse është në proces të plotësimit dhe ndryshimit ku edhe Oda e Farmacistëve është pjesë aktive e këtyre proceseve duke tentuar që zërin dhe kërkesat e farmacistëve t’i përcjellë me përpikmëri.

Të gjitha misionet dhe synimet tona, mund t’i arrijmë vetëm me unifikimin tonë si komunitet dhe ballafaqimin me sfidat e përditshme, por jo të lehta për ne.

Tani është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta vazhdojmë punën, ta ndërrojmë përceptimin publik mbi profesionin tonë dhe ta shndërrojmë në realitet moton që Federata Ndërkombëtare e Farmacistëve e ka përzgjedhur për vitin 2021 për “BARNATOREN SI NJË VEND I SIGURT PËR SHËNDETIN”.

Në këtë kontekst u mbajt edhe sot takimi virtual i rradhës i organizuar nga OFK me ç’rast falenderojmë ligjeruesit tanë Prof.Ass.Dr.Nderim Kryeziu dhe Mr.Ph. Dardane Mehaj për ligjeratat e tyre kuptimplota me theks të veçantë për rolin e farmacistit në shoqëri.

Gjithashtu për të shënuar simbolikisht këtë ditë, si kryesi e OFK bëmë edhe dy vizita te koleget Mr.Ph.Ferdeze Muja- Sadiku, Mr.Ph.Brikena Sadiku Osmani Brikena Sadiku-Osmani si dhe Mr.Ph.Drita Selimi Drita Selimiqë edhe ne ditë vikendi dhe feste janë në vendin e tyre të punës në shërbim të pacientëve pasi që vërtet “Roli i secilit farmacist në këtë proces është qenësor dhe i patjetërsueshëm”!

Urime dhe suksese në punë dhe në misonin e shenjtë të farmacistit!Vetëm së bashku mund t’ia dalim!

Me respekt,

Në emër të Këshillit Drejtues të OFK

Prof.Ass.Dr.Arianit Jakupi – Kryetar i OFK