Akreditohet Konferenca e Kolegjit UBT
20 Tetor 2021Kolegji UBT më 30 Tetor 2021 do të organizojë online Konferencën Ndërkombëtare Farmaceutike ‘International Conference on Pharmaceutical and Natural Sciences IC-PNS 2021’ e cila është e akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional në Odën e Farmacistëve të Kosovës dhe e poentuar si në vijim:
12 pikë për pjesëmarrësit pasiv
15 pikë për pjesëmarrësit aktiv
17 pikë për ligjëruesit e ftuar
Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta bëjnë pagesën prej 21.00 Euro dhe fletëpagesa si dëshmi duhet të dërgohet në emailin e konferencës ic.pns@ubt-uni.net deri më datën 29.10.2021.
Është shumë e rëndësishme që në fletëpagesë tek përshkrimi të shënohet: Konferenca për Farmaci dhe Emri e Mbiemri i Pjesëmarrësit. Kjo sepse Certifikatat do të përgaditen për ata emra dhe mbiemra që gjenden tek përshkrimi në fletëpagesë.
Detajet e bankës për pagesë janë:
Name of the account holder: UBT SHPK KOLEGJI NDERKOMBETAR PER BIZNES
Full account number (including bank codes) / IBAN: XK05-2011-0000-0392-7958
Account number (Numri i Llogarise): 20-11-0000039279-58
Name of Bank: TEB Bank
Address of branch: Agim Ramadani, Nr. 15, 10000 Prishtinë
BIC / SWIFT: TEBKXKPR