Përmbyllen me sukses punimet e konferencës njëditore “Sëmundjet e traktit të frymëmarrjes dhe trajtimi i tyre”
05 Dhjetor 2021Konferenca pati mbi 800 pjesëmarrës farmacistë, mjekë dhe teknikë të farmacisë ku u paraqitën tema të ndryshme nga aspekti i sëmundjeve infektive, onkologjisë, pulmologjisë, lëmisë së ORL, farmacisë komunitare, farmacisë klinike, farmakovigjilencës etj.
Temat zgjuan mjaft interes në pjesëmarrësit dhe për ne ishte mjaft domethënëse që organizimi solli një takim të këtij niveli.Inkurajojmë të gjithë kolegët për pjesëmarrje edhe në konferenca apo kongrese të tjera që do të organizohen të paraqesin punimet e tyre hulumtuese dhe së bashku të diskutojmë rezultatet të cilat i kontribuojnë zhvillimit të vazhdueshëm profesional por edhe përmirësimit të pozitës së farmacistit.
Me këtë rast kryesia e OFK i falenderon të gjithë ligjeruesit, pjesëmarrësit, këshillin organizativ dhe këshillin shkencor, sponzorët dhe të gjithë ata që në çfarëdo formë kanë kontribuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje.