HAPET PERIUDHA E KANDIDIMIT PËR ANËTAR TË KUVENDIT TË OFK-SË
14 Maj 2022Pas përfundimit të përiudhës së paraparë për rishqyrtim dhe ankesa ndaj listës preliminare të votuesve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën e votuesve përfundimtar dhe njesive zgjedhore ne Regjione.
Me kete rast, KQZ ka hapur periudhën e aplikimit për anëtarë të Kuvendit të OFK-së e cila do të zgjasë deri me datën 20.05.2022 në ora 15:30
KRITERET MBI KRITERET E KANDIDIMIT PЁR KUVEND TË OFK-së
- Kandidati për anëtar të Kuvendit të OFK-së, mund të jetë vetëm anëtari i përfshirë në listën votuese përfundimtare të anëtarëve.
- Kandidati mund të kandidojë vetëm në regjionin – njësinë zgjedhore në të cilën është certifikuar në listën e votuesve përfundimtare të anëtarëve.
- Kandidati duhet të ketë nënshkrimet mbështetëse të së paku 5 anëtarëve të cilët duhet të jenë nga lista zgjedhore e njëjtë me kandidatin.
- Një anëtar nga lista votuese mund të mbështesë vetëm një kandidatë për Kuvend të OFK-së
- Periudha e kandidimit zgjatë nga data 14.05.2022 deri më 20.05.2022 në ora 15:30 .
- Aplikacionet dorëzohen fizikisht në zyret e OFK-së në orarin E Hëne – E Premte nga ora 08:30 – 15:30.
- Kandidati i cili aplikon për anëtar të Kuvendit të OFK – së, nuk mund të jap nënshkrim mbështetës për veten e tij.
- Anёtarёt tё cilёt kanё ushtruar funksionin e anёtarit tё Kuvendit tё OFK-sё pёr dy mandate nuk kanё tё drejtё kandidimi
Aplikacioni për kandidim mund të shkarkohet duke klikuar KETU
Lista e votuesve KETU