\ NJOFTIM PËR REGJISTRIMET PËR KONFERENCËN E VI-TË FARMACEUTIKE “SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN” – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

NJOFTIM PËR REGJISTRIMET PËR KONFERENCËN E VI-TË FARMACEUTIKE “SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN”

05 Tetor 2022

Të nderuar kolegë,
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës organizon në datat 04, 05, 06 Nëntor 2022, në ambientet e Hotel Tirana International Konferencën e VI-të Farmaceutike me titull “Së Bashku për Farmaceutikën”
Njoftohen kolegët farmacistë nga Shqipëria, Kosova si dhe ndihmës farmacistët që dëshirojnë të marrin pjesë në konferencë, të regjistrohen në linkun e mëposhtëm:

LINKU PËR REGJISTRIM

Në traditë të organizimit të Konferencës do organizohet një Darkë Gala, pjesëmarrja në të cilën duhet konfirmuar.
Konferenca është në proces akreditimi për 18 kredite.
Tarifat e regjistrimit janë si më poshtë:
Pjesëmarrja vetëm në konferencë – 5000 Lekë
Pjesëmarrja në konferencë dhe në Darkën Gala – 8000 Lekë

Pagesa do të kryhet në një nga numrat e llogarive si mëposhtë:
BKT: Nr. llog. 4010 69623 – IBAN: AL6820511014069623CLTJCLALLA
Credins: Nr. llog. 00000338610
Raiffeisen: Nr. Llog. 0100805804 – IBAN: AL93202110130000000100805804

Afati i fundit i regjistrimit është data 20 tetor 2022.

SHËNIM:Në lidhje me programin si dhe detaje të tjera rreth Konferencës, do ju informojmë në vijimësi nëpërmjet faqes zyrtare ëëë.ufsh.org.al, si dhe nga rrjeti social facebook.