Sherbimi Profesional i OFK-se – Konkurs
02 Gusht 2023Oda e Farmacistëve të Kosovës ka hapur konkurs publik për pozitën Zyrtar për financa dhe administrate (zëvendësim për periudhën e lehonisë) me kohë të caktuar Kohe të caktuar deri me 01/12/2024 me mundësi vazhdimi nga mbikqyrësi pas vlerësimit.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
Kushtet dhe kriteret janë të publikuara KETU
Marrja e aplikacionit mund të bëhet në zyret e OFK-së dhe duke klikuar KETU
Dorëzimi i aplikacioneve: Zyra administrative e OFK-së rr.Qamil Bala, Hyrja 8, Dera nr 34
Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni në numër telefoni 048 572222, prej orës 09:00 – 14:30 ose email adresën info@ofk-rks.net
Konkursi është i hapur nga data 02/08/2023 deri me 16/08/2023.