KERKESE PER OFERTA
30 Dhjetor 2024
ODA E FARMACISTËVE TË KOSOVËS, pas aprovimit te blerjes se vetures nga Kuvendi i saj gjatë mbledhjes së mbajtur me datë 14/12/2024, paraqet këtë :
KËRKESË PËR OFERTA PËR BLERJE TË VETURËS
SPECIFIKIMET TEKNIKE PER BLERJE AUTOMJETI TIP SUV
Kërkesat e përgjithshme :
- Të ofrojë mjet rrugor të kërkuar në përshkrimet e autoritetit kontraktor
- Mjetet të jenë të pajisura me dokumentacionin e duhur sipas legjislacionit kosovar, të targuara, leje qarkullimi, çertifikatë pronësie, sigurimin e detyrueshëm TPL.
- Mjetet rrugore të kenë garanci 5 vjet ose 100.000 km.
- Mjetet rrugore që do të përfitohen nga kjo kontratë të jenë të prodhuara në vendet e Bashkimit Europian ose të jenë të prodhuara për përdorim në vendet e BE.
- Mjetet duhet të jenë të reja dhe të pa përdorura.
- Mjeti të jetë prodhim i vitit jo më larg se 2023.
- Afati i lëvrimit jo më shumë së 30 ditë nga njoftimi i perzgjedhjes
Kërkesat specifike :
- Motori : Hybrid 1.4 – 2.0
- Fuqia e motorit Së paku 100 kf
- Kosumi i kombinuar Max 8 litra / 100 km
- Kutia e shpejtësië Automatike
- Numri i dyerëve 4
Kriteri i përzgjedhjes : Konformiteti cilësorë i ofertës
Ofertat e nënshkruara dhe të vulosura dorëzohen fizikisht në zyret e OFK-së në zarf të mbyllur jo më larg se me datën 15 Janar 2025.
Vërejtje : Procedura e vlerësimit të ofertave do të zhvillohet vetëm në rast se OFK përmbyll jo më larg se në tre mujorin e parë të vitit marrëveshjes mbi donacion me BPB. Mos realizimi i kësaj marrëveshje me BPB brenda afatit të paraparë nënkupton anulimin e kësaj thirrje/kërkese.
Paraqitja e ofertës nga palët nënkupton njëkohësisht pajtimin me këtë vërejtje
Kerkesa mund te shkarkohet duke Klikuar KETU