Konkurs për përkrahjen e punimeve shkencore të anëtarëve për vitin 2024
15 Dhjetor 2025Oda e Farmacistëve të Kosovës (në tekstin e mëposhtëm OFK) në vazhdën e aktiviteteve të saj, në lidhje me përkrahjen, zhvillimin e kapaciteteve shkencore vendore me qëllim të stimulimit si dhe promovimit të shkencës të realizuar nga anëtarët e OFK që është vlerësuar dhe botuar në revistat prestigjioze kredibile me impakt ndërkombëtar shpall:
KONKURS – PËR PËRKRAHJE FINANCIARE TË PUNIMEVE SHKENCORE MË TË MIRA 2024
Oda e Farmacistëve të Kosovës i bënë thirrje farmacistëve kosovarë të konkurrojnë për përfitimin e granteve shkencore për punimet e publikuara përgjatë vitit 2024
Konkursi për përfitimin e granteve shkencore për punimet e publikuara përgjatë vitit 2024 ndahent në dy kategori:
- Kategoria për autorët e rinj ( <=34 vjeç)
Tri punimet e vlerësuara sipas kritereve të poshtëshënuara do të përfitojnë shumën në vlerë
- Punimi I – 700 Euro
- Punimi II – 500 Euro
- Punimi III – 300 Euro
- Kategoria për autorët seniorë (>=35 vjeç )
Tri punimet e vlerësuara sipas kritereve të poshtëshënuara do të përfitojnë shumën në vlerë
- Punimi I – 700 Euro
- Punimi II – 500 Euro
- Punimi III – 300 Euro
Kriteret obligative të pranimit janë:
– Farmacisti duhet të jetë anëtar i Odës së Farmacistëve të Kosovës
– Farmacisti duhet të jetë autor i parë i punimit shkencor
– Periudha kohore e publikimit e deklaruar në revistën shkencore duhet të jetë përgjatë vitit 2024 (llogaritet data e deklaruar në artikullin e publikuar në revistë – data e pranimit të punimit)
– Revista ku publikohet artikulli duhet të ketë impakt faktorin
– Aplikuesit duhet të mos kenë përfituar përkrahje financiare nga OFK për publikimet e vlerësuara në vitin paraprak 2023
Kriteret selektive të pranimit llogariten me pikët si vijon:
- Origjina e punimit:
- Kosovë vlerësohet me 4 pikë (Artikulli të jetë i realizuar në Kosovë, me subjekte ose material studimor në Kosovë dhe Institucioni i Parë në Artikull të jetë me adresë në Kosovë)
- Jashtë Kosovës vlerësohet me 2 pikë
- Lloji i punimit:
- Research Article, Original Article, Revieë, Meta-analysis vlerësohen me 8 pikë
- Mini-Review, Case report vlerësohet me 4 pikë
- Tjera (correspodence, letter to the editor, short communication) vlerësohen me 2 pikë
Të gjitha format e publikimeve shkencore duhet të jenë të botura në revista shkencore të listuara në platformat shkencore Web of Science ose Scopus valide për vitin përkatës dhe nuk duhet të jenë në listën e Revistave apo Shtëpive botuese predatore.
- Fusha e studimit
a. Fushat prioritare të studimit, vlerësohen me 2 pikë
Fushta proritare të hulumtimit janë:
- Teknologji farmaceutike dhe kozmetike
- Farmakognozi dhe Fitoterapi
- Kimi Farmaceutike dhe Analizë farmaceutike
- Kimi Toksikologjike dhe Toksikologji klinike
- Menaxhim shëndetësor farmaceutik dhe Farmakoekonomi
- Biofarmaci dhe Farmakokinetikë
- Legjislacion dhe Kujdes Farmaceutik
- Farmaci klinike dhe Kërkim e Zhvillim Farmaceutik
b. Fushat tjera të studimit, vlerësohen me 1 pikë
- Impakt faktori i revistës
Duhet të jetë
Mënyra e vlerësimit:
Aplikuesi duhet të plotësojë të gjitha kriteret obligative. Në rast se aplikuesi nuk plotëson ndonjërin nga kriteret obligative eliminohet nga pjesëmarrja dhe vlerësimi i pikëve.
Totali i pikëve nga kriteret selektive do të llogaritet përmes shumëzimit (X) të vlerave numerike të kritereve selektive 1, 2 dhe 3 të lartëpërmendura. Shumës së llogaritur nga pikët e kritereve 1,2 dhe 3 i shtohet (+) vlera e impakt faktorit (kriteri 4) që duhet të jetë në vlerën 1 ose më e lartë.
Koment shtesë:
Nëse në fund të listës së kandidatëve të përzgjedhur rezulton më tepër se një kandidat me pikë të njejta, atëherë shuma e dedikuar ndahet në përpjestim të barabartë me numrin e kandidatëve.
–Një kandidat ka të drejtë aplikimi me vetëm një punim.
Për të aplikuar, të interesuarit duhet të aplikojnë nga platforma online.ofk-rks.net në modulin kërkesat, ku duhet të dergohet punimi i plotë me të cilin aplikon se bashku me dokumentet e kërkuara në kriteret e këtij konkursi.
Afati i aplikimit 15 Dhjetor – 30 Dhjetor 2025




