\ KQZ certifikon përbërjen e Kuvendit dhe shpall hapjen e afatit per kandidim për Kryetar të OFK-së – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

KQZ certifikon përbërjen e Kuvendit dhe shpall hapjen e afatit per kandidim për Kryetar të OFK-së

06 Qershor 2026

KQZ, në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme, ka certifikuar Listën Përfundimtare të Anëtarëve të Kuvendit të OFK-së për mandatin 2026–2030, e cila përbëhet nga 59 anëtarë.

Pas certifikimit të Listës Përfundimtare të Kuvendit, KQZ ka hapur edhe garën për Kryetar të OFK-së.

Kandidatët për Kryetar të OFK-së duhet të plotësojnë këto kushte:

  1. Të jenë në listën e certifikuar të anëtarëve të Kuvendit të OFK-së për mandatin 2026–2030;
  2. Të kenë mbështetjen e të paktën dhjetë (10) anëtarëve të Kuvendit të OFK-së. Një anëtar i Kuvendit mund të mbështesë vetëm një kandidat, ndërsa kandidati për Kryetar nuk mund të japë nënshkrim mbështetës për veten;
  3. Të kenë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në fushën e farmacisë;
  4. Të mos jenë të dënuar për shkelje të Kodit të Etikës dhe për vepër penale;
  5. Të mos jenë persona të zgjedhur apo të emëruar në funksione tjera publike dhe politike, përveç funksioneve profesionale mjekësore dhe në mësimdhënie.

Kandidatura për Kryetar duhet të përmbajë këtë dokumentacion:

a. Aplikacionin e përcaktuar nga KQZ;
b. CV-në dhe programin e kandidatit për Kryetar;
c. Kopjen e licencës së punës;
d. Vërtetimin e Kodit Etik;
e. Certifikata mbi dënimin penal nga gjykata nuk kërkohet, pasi kandidatët e kanë dorëzuar të njëjtën me rastin e aplikimit për anëtar të Kuvendit;
f. Deklaratën mbi konfliktin e interesit dhe deklaratën nën betim se kandidati nuk është person i zgjedhur apo i emëruar në funksione tjera publike dhe politike, përveç funksioneve profesionale mjekësore dhe në mësimdhënie.

Kandidatura dorëzohet fizikisht në zyrat e OFK-së, nga data 06.06.2026 deri më 11.06.2026, nga ora 08:30 deri në ora 15:30.

Aplikacioni i kandidimit, deklarata mbi konfliktin e interesit, deklarata nën betim, si dhe rregullat e sjelljes të miratuara nga KQZ, shkarkohen nga web faqja e OFK-së.

Vendimi se bashku me formularin e aplikimit per Kryetar dhe Deklaratat nen betim

Vendimi per certifikimin e anetareve te Kuvendit

VENDIM për miratimin e rregullave për sjelljen zgjedhore gjatë procesit të kandidimit dhe zgjedhjes së Kryetarit/es të Odës së Farmacistëve të Kosovës