Njoftim mbi listën përfundimtare të anëtarëve me të drejtë vote, mbi bazën e së cilës është bërë ndarja e vendeve në Kuvendin e OFK-së
30 Mars 2026Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Odës së Farmacistëve të Kosovës njofton se, në mbledhjen e mbajtur më 30 mars 2026, pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kundërshtimeve ndaj listës preliminare të anëtarëve me të drejtë vote, të publikuar më 2 mars 2026, ka bërë përcaktimin e numrit të anëtarëve të Kuvendit të OFK-së që do të zgjidhen nga secila prej 7 njësive zgjedhore, mbi bazën e listës së anëtarëve të përditësuar pas këtij afati.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me qëllim të mundësimit të realizimit të të drejtave për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, në përputhje me nenin 10 të Statutit, si dhe për evitimin e lëshimeve teknike eventuale, njofton se listat e anëtarëve do të përditësohen deri në hapjen e garës zgjedhore për Kuvendin e OFK-së. Ky përditësim do të përfshijë anëtarët e rinj, anëtarët e rianëtarësuar, si dhe korrigjimin e lëshimeve teknike eventuale në listë. Përditësimi i listës me anëtarët e rinj pas përcaktimit të ndarjes së vendeve sipas njësive zgjedhore nuk ndikon në ndarjen e ulëseve të përcaktuar paraprakisht.
Mbi bazën e numrit të përgjithshëm prej 1,488 anëtarëve, Komisioni ka përcaktuar edhe çelësin përfaqësues prej 25.220339, ndërsa numri i përgjithshëm i anëtarëve të Kuvendit që do të zgjidhen është 59 delegatë.
Sipas këtij përcaktimi, struktura e përfaqësimit sipas njësive zgjedhore është si vijon:
| Njësia zgjedhore | Nr. i anëtarëve | Mesatarja | Delegatë |
|---|---|---|---|
| Prishtinë | 745 | 29.53965054 | 29 |
| Mitrovicë | 75 | 2.97379032 | 3 |
| Pejë | 100 | 3.96505376 | 4 |
| Prizren | 219 | 8.68346774 | 9 |
| Ferizaj | 137 | 5.43212366 | 5 |
| Gjilan | 119 | 4.71841398 | 5 |
| Gjakovë | 93 | 3.6875 | 4 |
| Totali | 1488 | 59 | 59 |
Ky përcaktim është bërë me qëllim të sigurimit të një përfaqësimi të drejtë dhe proporcional të anëtarësisë në organin më të lartë përfaqësues të Odës, në përputhje me aktet normative në fuqi.
Taulant Bajrami
Kryesues i SKQZ



