\ HAPET GARA ZGJEDHORE PËR KUVENDIN E OFK-SË – KQZ FTON ANËTARËT TË KANDIDOJNË – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

HAPET GARA ZGJEDHORE PËR KUVENDIN E OFK-SË – KQZ FTON ANËTARËT TË KANDIDOJNË

30 Prill 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Odës së Farmacistëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 30.04.2026, ka marrë vendim për hapjen e garës zgjedhore për anëtarë të Kuvendit të OFK-së.

Periudha e kandidimit do të jetë nga data 04 maj deri më 14 maj 2026, në orarin 08:30 – 15:00, me dorëzim fizik të dokumentacionit në zyrat e OFK-së.

Dokumentet e nevojshme për kandidim janë:

  1. Formulari i plotësuar i kandidimit, i cili do të jetë i qasshëm në ueb-faqen zyrtare të OFK-së nga dita e hënë;
  2. Certifikata mbi dënimet penale, e lëshuar përmes platformës e-Kosova;
  3. Vërtetimi etik nuk kërkohet, pasi KQZ është njoftuar zyrtarisht se nuk ka masa të tilla të shqiptuara.

KQZ ka certifikuar listat përfundimtare të njësive zgjedhore:

KQZ po ashtu ka nxjerrë këto vendime:

KQZ inkurajon të gjithë anëtarët e OFK-së që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të kandiduar për anëtarë të Kuvendit të OFK-së.