\ UDHËZUES PËR REGJISTRIM NË AKTIVITETET E EVP-SË PËRMES PLATFORMËS PËR ANËTARË TË OFK-SË – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

UDHËZUES PËR REGJISTRIM NË AKTIVITETET E EVP-SË PËRMES PLATFORMËS PËR ANËTARË TË OFK-SË

30 Prill 2026

Nga tani, të gjitha regjistrimet për pjesëmarrje në aktivitetet e EVP-së, pa marrë parasysh se kush është subjekti organizues, do të realizohen vetëm përmes platformës së anëtarëve të Oda e Farmacistëve të Kosovës në ueb-faqen zyrtare: online.ofk-rks.net.

Pasi të jeni qasur në platformë, duhet të hyni te moduli “Edukimi i Vazhdueshëm” dhe më pas të klikoni opsionin “Apliko për pjesëmarrje”.

Për udhëzime më të detajuara, ju lutem shihni foton përkatëse.

Pas kësaj, në ekran do t’ju shfaqen të gjitha aktivitetet e akredituara nga Oda e Farmacistëve të Kosovës. Ju mund të zgjidhni cilindo aktivitet për të cilin dëshironi të regjistroheni, duke klikuar butonin “Apliko” pranë aktivitetit përkatës.

Për më shumë, shih foton përkatëse.

Pasi të klikoni butonin “Apliko”, sistemi do t’ju kërkojë konfirmim përmes një pyetjeje nëse jeni të sigurt që dëshironi të merrni pjesë në atë aktivitet, duke ju njoftuar njëkohësisht edhe për shumën e kuotizimit. Për të vazhduar me regjistrimin, duhet të shtypni butonin “Po”.

Pas këtij veprimi, në emailin tuaj do të dërgohet një njoftim përmes të cilit konfirmohet kërkesa juaj për pjesëmarrje. Në të njëjtin email do t’i pranoni edhe të dhënat bankare për realizimin e pagesës, në varësi të llojit të pjesëmarrjes dhe shumës përkatëse, si dhe adresën elektronike ku duhet të dërgohet dëshmia e pagesës për pjesëmarrje.

Për më shumë, shih foton përkatëse

Pasi ta keni kryer pagesën dhe ta keni dërguar dëshminë e pagesës në emailin e organizatorit, organizatori do ta finalizojë regjistrimin tuaj për pjesëmarrje në aktivitet. Konfirmimi i këtij regjistrimi do t’ju dërgohet përsëri me email. Për më shumë, shih foton përkatëse.

Me pranimin e këtij emaili të fundit, regjistrimi juaj për pjesëmarrje në aktivitet konsiderohet i përfunduar dhe i vlefshëm dhe i njejti do te shfaqet edhe ne platforme. 

Njoftim i rëndësishëm

Ju lutemi të keni parasysh se vetëm regjistrimet e realizuara përmes platformës online të OSK-së do të konsiderohen valide për pjesëmarrje në aktivitetet e akredituara dhe për njohjen e pikëve kredituese. Prandaj, është e rëndësishme që të ndiqen me kujdes të gjithë hapat e përshkruar më sipër.