\ Njoftim per publikim te listave zgjedhore nga KQZ dhe afati per plotesim ndryshim – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Njoftim per publikim te listave zgjedhore nga KQZ dhe afati per plotesim ndryshim

01 Maj 2026

Të nderuar farmacistë,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i OFK-së, në mbledhjen e mbajtur më 30.04.2026, ka publikuar listat e votuesve me të drejtë vote për zgjedhjet e legjislaturës së IV-të të OFK-së. https://ofk-rks.net/hapet-gara-zgjedhore-per-kuvendin-e-ofk-se-kqz-fton-anetaret-te-kandidojne/


Me qëllim të garantimit të së drejtës statutore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, KQZ fton të gjithë farmacistët që deri më 3 Maj 2026 të paraqesin vërejtjet eventuale për plotësim apo ndryshim të listave zgjedhore.

Listat përfundimtare do të certifikohen të hënën dhe do të publikohen së bashku me formularët për kandidim.

Kërkesat mund të dërgohen në email: kqz.ofk1@gmail.com