Certifikimi i kandidatit për Kryetar të Odës së Farmacistëve të Kosovës për mandatin 2026–2030 – mbledhja konstituive e Kuvendit
11 Qershor 2026Të nderuar anëtarë,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Odës së Farmacistëve të Kosovës njofton se pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të OFK-së për mandatin 2026–2030, është pranuar një (1) kandidaturë, atë të anëtarit të Kuvendit të OFK-së, z. Kadri Bytyqi.
Pas verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve të përcaktuara me Rregulloren për zgjedhjen dhe shkarkimin e anëtarëve të organeve të OFK-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar kandidaturën e z. Kadri Bytyqi për Kryetar të OFK-së.
Njëkohësisht, njoftojmë se Kuvendi Konstituiv i Odës së Farmacistëve të Kosovës për mandatin 2026–2030 do të mbahet më 16 qershor 2026, duke filluar nga ora 16:50, në Hotel International Prishtina, Veternik.
Në këtë mbledhje do të bëhet konstituimi i Kuvendit të ri të OFK-së, si dhe zgjedhja e Kryetarit të OFK-së për mandatin 2026–2030.
Shkarko vendimin e KQZ-se per certifikim te kandidatit per Kryetar KETU




