\ Ftesë e hapur për paraqitjen e vëzhguesve nga OJQ-të – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Ftesë e hapur për paraqitjen e vëzhguesve nga OJQ-të

18 Maj 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Odës së Farmacistëve të Kosovës njofton organizatat joqeveritare, të cilat në fushëveprimtarinë e tyre kanë farmacinë apo të drejtat e njeriut, se është hapur periudha për paraqitjen e vëzhguesve për monitorimin e procesit zgjedhor për Kuvendin e OFK-së.

Periudha për paraqitjen e vëzhguesve është e hapur deri më 21.05.2026.

OJQ-të e interesuara kanë të drejtë të propozojnë nga një person për njësi zgjedhore, i cili, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kritereve, mund të akreditohet si vëzhgues për njësinë zgjedhore përkatëse.

Personi i propozuar duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç, të mos jetë kandidat/e për anëtar/e të Kuvendit të OFK-së dhe të mos jetë anëtar/e i/e KQZ-së apo KNJZ-së. Vëzhguesi i akredituar mund të monitorojë procesin zgjedhor vetëm në njësinë zgjedhore për të cilën është propozuar dhe akredituar.

Për akreditim, OJQ-të duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar për propozimin e vëzhguesit, certifikatën e regjistrimit të OJQ-së, kopjet e letërnjoftimeve përkatëse, si dhe kopjen e licencës profesionale në rast se personi i propozuar është profesionist shëndetësor.

Kërkesat dhe dokumentacioni përcjellës duhet të dorëzohen përmes emailit: kqz.ofk1@gmail.com.

Shkarko formularin KETU