\ Ftesë e hapur për sponzorizim, kongresi “Integrimi Farmaceutik ne BE -Sfidat Legjislative” – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Ftesë e hapur për sponzorizim, kongresi “Integrimi Farmaceutik ne BE -Sfidat Legjislative”

27 Shkurt 2024

Oda e Farmacistëve të Kosovës me datë 1 dhe 2 Qershor 2024 do të organizoje kongresin “Integrimi farmaceutik në BE -Sfidat Legjislative “

Kongresi do të mbahet me prezencë fizike dhe do të mbahet në ambientet e Klan Arenës , ku do të ketë ligjerues të ftuar e shumë pjesëmarrës nga komuniteti farmaceutik vendor dhe ndërkombëtarë

Me këtë rast, ky kongres do të shërbejë edhe për shënimin jubiliar të 10 vjetorit të funksionimit të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë ata të cilët na kanë ndihmuar në të kaluarën dhe do të mirëpresim kontributet e domosdoshme që këtë ngjarje ta bëjnë të suksesshme.

Për të filluar adresimin e këtyre çështjeve specifike nga tema bosht e kongresit,  OFK ka nevojë për mbështetjen e sponsorëve, prandaj edhe marrim këtë shkas të ju falenderojmë për përkrahjen tuaj në të gjitha aktivitetet e deritanishme duke mbetur me shpresen se do të na përkrahni edhe për këtë aktivitet të rëndësishme.

Në rast të vendimit për sponzorizim, ju lutemi të plotësoni aplikacionin e bashkangjitur per pjesmarrje si sponzore dhe të dërgoni në emailin tone.

Formulari per aplikim per sponzore mund te shkarkohet KETU

Më poshtë mund të gjeni informatat e detajuara për sponzorim në Kongres.

  1. Prezantimi i përgjithshëm për sponzorë
  2. Sponzori Platinium
  3. Sponzori i Artë
  4. Sponzorë i Argjend
  5. Sponzori i Bronzët

Beneficionet per te gjithe sponzoret KETU