Hapet Procesi Zgjedhor: Formulari, Listat dhe Kriteret për Kandidim në Kuvendin e OFK-së
04 Maj 2026Në kuadër të zgjedhjeve për anëtarë të Kuvendit të OFK-së për legjislaturën e IV-të, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar formularin zyrtar për kandidim.
Afati për aplikim është nga data 04 Maj deri me 14 Maj, nga ora 08:30 – 15:00. Aplikacioni dorezohet fizikisht ne zyret e OFK-së.
Formulari është i domosdoshëm për kandidaturë dhe nuk pranohet asnjë formë tjetër aplikimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka miratuar kriteret për kandidim dhe dokumentacionin përkatës që duhet të dorëzohet nga kandidatët.
Kandidati/ja për anëtar/e të Kuvendit të OFK-së duhet të plotësojë këto kushte:
- Të jetë në listën votuese të certifikuar nga KQZ në njësinë ku kandidon;
- Të ketë mbështetjen e së paku pesë (5) anëtarëve të njësisë përkatëse;
- Një anëtar/e mund të mbështesë vetëm një (1) kandidat/e për Kuvend;
- Kandidati/ja nuk mund ta nënshkruajë mbështetjen për kandidaturën e tij/saj;
- Të mos jetë i/e dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare apo kundër shëndetit publik;
- Të mos i jetë shqiptuar masa e tërheqjes së licencës për tre (3) apo më shumë vite gjatë pesë (5) viteve të fundit;
- Të mos jetë anëtar/e i/e KQZ-së apo KNJZ-së;
- Të mos ketë ushtruar dy mandate të njëpasnjëshme në Kuvendin e OFK-së.
Dokumentet e nevojshme për kandidim janë:
- Formulari i plotësuar i kandidimit, i cili merret në ueb-faqen zyrtare të OFK-së;
- Certifikata mbi dënimet penale, e lëshuar përmes platformës e-Kosova;
- Vërtetimi etik nuk kërkohet, pasi KQZ është njoftuar zyrtarisht se nuk ka masa të tilla të shqiptuara.
Vendimin mbi kriteret e gjeni KETU
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka certifikuar listën votuese për zgjedhjet për anëtarë të Kuvendit të OFK-së për legjislaturën e IV-të.
Vendimin për certifikimin e listës votuese e gjeni të bashkangjitur.
Listat zgjedhore
Listat e certifikuara sipas njësive zgjedhore i gjeni më poshtë:
- Lista e Njësisë Zgjedhore – Regjioni Prishtinë
- Lista e Njësisë Zgjedhore – Regjioni Mitrovicë
- Lista e Njësisë Zgjedhore – Regjioni Pejë
- Lista e Njësisë Zgjedhore – Regjioni Prizren
- Lista e Njësisë Zgjedhore – Regjioni Ferizaj
- Lista e Njësisë Zgjedhore – Regjioni Gjilan
- Lista e Njësisë Zgjedhore – Regjioni Gjakovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i OFK-së inkurajon të gjithë anëtarët që ta ngrisin zërin e tyre përmes votës dhe të bëhen pjesë aktive e procesit zgjedhor.
Pjesëmarrja juaj është kyçe për një përfaqësim të drejtë dhe për të ardhmen e profesionit tonë




