Vendimet e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve, caktimin e vendvotimeve, akreditimin e vëzhguesve dhe miratimin e materialeve zgjedhore të OFK-së – 3 Qershor 2026
26 Maj 2026Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Odës së Farmacistëve të Kosovës, gjatë ditës së sotme, ka mbajtur takimin e rregullt, me ç’rast ka marrë disa vendime me rëndësi për organizimin e procesit zgjedhor të datës 3 Qershor 2026.
Në këtë takim janë caktuar lokacionet e vendvotimeve si më poshtë:
📍 Njësia Zgjedhore – Regjioni Prishtinë
Vendvotimi caktohet në selinë e Odës së Farmacistëve të Kosovës.
📍 Njësia Zgjedhore – Regjioni Mitrovicë
Vendvotimi caktohet në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” – pjesa e telemjekësisë.
📍 Njësia Zgjedhore – Regjioni Pejë
Vendvotimi caktohet në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës – salla e mbledhjeve të drejtorisë.
Ndërsa, në njësitë zgjedhore:
• Regjioni Prizren
• Regjioni Ferizaj
• Regjioni Gjilan
• Regjioni Gjakovë
nuk do të organizohet procesi i votimit, pasi numri i kandidatëve për anëtarë të Kuvendit është i barabartë me numrin e anëtarëve që zgjedhin këto njësi zgjedhore. Rrjedhimisht, kandidatët e këtyre njësive, në mungesë të kundërkandidatëve, konsiderohen të zgjedhur anëtarë të Kuvendit.
KQZ, po ashtu, ka emëruar Komisionet e Njësive Zgjedhore dhe ka akredituar kandidatët e propozuar për vëzhgues në tri njësitë zgjedhore ku do të mbahet procesi i votimit, ndërsa ka refuzuar akreditimin e vëzhguesve të propozuar në njësitë ku nuk do të organizohen zgjedhje.
Në këtë takim janë miratuar edhe procesverbalet dhe format tjera të nevojshme për ditën e zgjedhjeve, duke përfshirë edhe fletëvotimet.
Ndaj të gjitha vendimeve të KQZ-së mund të paraqitet ankesë në Gjyqin e Nderit deri më 28.05.2026, përmes email adresës:
📧 kqz.ofk1@gmail.com
📎 Dokumentet përkatëse mund t’i shkarkoni në linkat më poshtë:
• Vendimin për lokacionet e vendvotimeve dhe mbajtjen e procesit të votimit e shkarkoni KËTU.
• Vendimin për emërimin e KNJZ-ve e shkarkoni KËTU.
• Vendimin për procesverbalet dhe doracakun për ditën e votimit e shkarkoni KËTU.
• Vendimin për akreditimin e vëzhguesve e shkarkoni KËTU.




