\ NJOFTIM PUBLIK – Për mbajtjen e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Kosovës – Oda e Farmacistëve të Kosovës.

NJOFTIM PUBLIK – Për mbajtjen e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Kosovës

06 Nëntor 2026

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) njofton të gjithë anëtarët e saj se më 14 nëntor 2026 do të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të OFK-së, e thirrur nga Kryetari i Odës, me pajtimin e Këshillit Drejtues.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen dhe diskutohen çështje me rëndësi për funksionimin, organizimin dhe zhvillimin institucional të Odës, sipas rendit të propozuar të ditës.

RENDI I PROPOZUAR I DITËS

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kuvendit, të mbajtur më 11 korrik 2026;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i raporteve të punës për periudhën janar–qershor 2026;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i raporteve periodike financiare për periudhën janar–qershor 2026;
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës për vitin 2027;
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i planit financiar për vitin 2027;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i rregulloreve për Komisionin për Institucionet Shëndetësore, Komisionin për Institucionet Joshëndetësore dhe Akademinë e OFK-së;
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të Këshillit Drejtues për përbërjen e komisioneve dhe organeve të OFK-së;
  8. Diskutim mbi aktualitetin farmaceutik;
  9. Të tjera.

PJESËMARRJA NË MBLEDHJE

Të drejtën e pjesëmarrjes dhe votimit në mbledhjen e Kuvendit e kanë anëtarët e zgjedhur të Kuvendit të OFK-së, në përputhje me kompetencat dhe dispozitat e akteve normative të Odës.

Ndërsa anëtarët e tjerë të OFK-së, të cilët nuk janë pjesë e përbërjes së Kuvendit, mund të marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesve, pa të drejtë fjale dhe vote, në përputhje me rregullat e zbatueshme për pjesëmarrjen në mbledhjet e Kuvendit.

Për arsye organizative dhe me qëllim të planifikimit të hapësirës së nevojshme, anëtarët e interesuar për pjesëmarrje duhet të paraqesin kërkesën përkatëse më së largu deri më 13 nëntor 2026, në orën 12:00, përmes emailit zyrtar të OFK-së:

info@ofk-rks.net

Në email, anëtarët duhet të shënojnë emrin, mbiemrin dhe interesimin për pjesëmarrje në mbledhjen e Kuvendit.

Anëtarëve që paraqiten për pjesëmarrje do t’u përcillen përmes emailit rendi i ditës dhe materialet përkatëse të mbledhjes, me qëllim të informimit paraprak për çështjet që do të shqyrtohen.

Për vendin dhe orën e saktë të mbajtjes së mbledhjes, anëtarët e interesuar do të njoftohen me kohë.

Oda e Farmacistëve të Kosovës